Ndërron jetë babai i reperit të njohur, aktivist i LDK-së

Lajme

Ndërron jetë babai i reperit të njohur, aktivist i LDK-së

Më: 24 shtator 2020 Në ora: 17:51
Elinel

Reperi i njohur, Elinel humbi babain sot më 24.09.2020.

Sot ka vdekur në moshën 67-vjeçare, Bislim Bajraktari, i cili njihej si veprimtar i kauzave kombëtare.

Ai gjithashtu ishte i burgosur nga forcat serbe, njëherit edhe aktivist i LDK-së dhe drejtor i Shkollës Fillore të Mesme të Ulët “Iliria” në Prishtinë.

Miq e dashamirë të familjes kanë filluar të adresojnë ngushllime për humbjen e një njeriu të rëndësishëm, veprim të njejtë bëri edhe komuna e Gjilanit ku dërguan telegram Ngushllimi drejtë familjes Bajraktari.

Këtë lajm e kanë bërë të ditur shumë persona që kanë ndjerë dhimbje për humbjen, ndër ta ishte edhe postimi i reperit, Granit Bajraktari i njohur me emrin skenik Elinel.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Pusho n'paqe

A post shared by ELINEL ᶫᶰᶫ (@rrugaco) on

Në postimin e tij, Elinel shkruan vetëm “Pusho n’paqe” me foton e babait të tij, tashmë të ndjerë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat