Vuçiq: Beogradi i gatshëm për bisedime në Bruksel – Asociacioni temë e pashmangshme

Lajme

Vuçiq: Beogradi i gatshëm për bisedime në Bruksel – Asociacioni temë e pashmangshme

Nga: F. B. Më: 24 shtator 2020 Në ora: 11:44
Aleksandër Vuçiq

Vuçiq pas ceremonisë së zhvilluar me pjesëtarët e rinj të policisë se Beogradi është i gatshëm për bisedë në Bruksel dhe asociacioni është temë e pashmangshme, ndërkohë që njoftoi udhëtimin e një delegacioni serb në Turqi dhe bisedën me Erdogan, shkruan “Novosti”, transmeton “Bota Sot”.

“Nuk kam pse të ju flas për rëndësinë e bisedimeve” tha Vuçiq.

Lidhur me sulmet nga mandati malazez Krivokapiç drejtuar ndaj Serbisë, Vuçiq tha se “Në fillim sulmuan Gjukanoviçin tash përzihen në çështjet tona të brendshme. Serbia ka shqetësimin popullin e vetë dhe  kurrë nuk kam pasur angazhuan me Gjukanoviçin. Me këtë merren ata që nuk arrijnë numrat” tha Vuçiq dhe shtoi se sa i përket Krivokapiçit iu dëshiroj çdo të mirë Asnjërin nga tre liderët se njoh, ndoshta e kam takuar Beçiqin po nuk jam i sigurt. Për mua njerëz të rëndësishëm janë Mandiç edhe Knezheviç se ata nuk e fshehin se janë serb.

Ai luti mediet mos të publikojnë lajme si ai se vëllai i tij blen troje në Vojvodinë sepse janë gënjeshtra.

“Serbia është vend që po shënon rritje ekonomik, ne punojmë edhe ngutemi , tash kemi mbi 60 investime të jashtme dhe është kënaqësia jonë” tha ai.

Lidhur me dhuratën nga Tramp, ai tha se bëhet fjalë për dhuratë shumë mirë të dizajnuar.

“Nuk mundeni ju njerëzve që nuk dinë asgjë vetëm urrejtje edhe vrer që nuk po mund të fitojnë edhe shërbehen me milionë gënjeshtra dhe asnjë nuk ju kalon..” tha ai duke shtuar se këto janë sulme kontradiktore asgjë tjetër.

Për dialogun me Prishtinën, Vuçiq tha se është mirë që flitet për ndarje të pasurive.

“Ne nuk na pengon që me ujë furnizohen shumë vende, por është mirë që edhe serbët e Kosovës përveç plazheve të mira të kenë dobi nga Gazivoda” tha Vuçiq.

Ai shtoi se Serbia është e gatshme për bisedime në Bruksel, por asociacioni është temë e pashmangshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat