“U zgjova e tmerruar nga tërmeti”, rrëfimi i gazetares shqiptare nga Tirana

Lajme

“U zgjova e tmerruar nga tërmeti”, rrëfimi i gazetares shqiptare nga Tirana

Nga: N.Sh Më: 24 shtator 2020 Në ora: 09:55
Gladiola Bilbili

Gazetarja shqiptare Gladiola Bilbili, ka rrëfyer se si e ka përjetuar tërmetin e mbrëmshëm në Shqipëri.

Përmes një shkrimi në Facebook, ajo thotë se është zgjuar e tmerruar.

Por, për të ia hequr ankthin asaj, bashkëshorti i saj i tha që ishte ai dhe po mbulonte vajzën e tyre.

Por, sot ajo e ka kuptuar se me të vërtet kishte tërmet, dhe është ven në panik se mos po ka lëkundje të tjera të tokës gjatë ditës.

Postimi i plotë:

Mbrëmë u zgjova e tmerruar nga një tërmet që për të më hequr ankthin ma bënë sikur e kisha parë në ëndërr. Isha unë, po mbuloja vajzën- tha im shoq duke më qetësuar. Kam fjetur me idenë se ndoshta duhet të konsultohem me ndonjë psikolog për fobinë e krijuar (shoh e ndjej tërmete) edhe kur nuk ka...? Po ja që paska pasur....? Tani të gëzohem që jam mirë mendërisht apo të vihem në panik se mos do këtë lekundje të tjera! Covidi më duket lule...?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat