Ambasadori gjerman në Serbi i kënaqur me marrëveshjen në Uashington, ka edhe një vërejtje

Lajme

Ambasadori gjerman në Serbi i kënaqur me marrëveshjen në Uashington, ka edhe një vërejtje

Nga: D.G. Më: 24 shtator 2020 Në ora: 09:31
Thomas Shcieb

Ambasadori gjerman në Beograd Thomas Schieb tha se ministrja serbe për eurointegrimin e Serbisë Jadranka Joksimovic me të drejtë thotë nga perspektiva e Serbisë se pesë kapituj të rinj janë përgatitur për hapjen e procesi të anëtarësimit në Bashkimin Evropian (BE), por se BE-ja aktualisht po punon për verifikimin e këtij vlerësimi.

"BE aktualisht po punon për të verifikuar këtë vlerësim. Kjo korrespondon me procedurën e rregullt. Mirëpo, ministrja nuk përmendi që kapitujt e rinj duhet të hapen vetëm nëse ka përparim thelbësor në kapitujt veçanërisht me përparësi. Serbia duhet të përmbushë detyrimet e saj në fushën e sundimit të ligjit", tha Schieb për mediat serbe, transmeton Bota Sot.

Ai deklaroi se tri temat më të rëndësishme janë reforma në sistemin gjyqësor, zbatimi i strategjisë së medias dhe lufta kundër korrupsionit dhe se pa përparim në këto çështje, nuk do të ketë hapje të kapitujve të rinj, në mënyrë që "negociatat të mos rrezikohen".

Ai theksoi se është optimist dhe se ka besim të plotë se qeveria dhe asambleja e re do të bëjnë gjithçka për të kompensuar kohën e humbur.

Duke folur për marrëveshjen midis Kosovës dhe Serbisë të arritur në Uashington, Shcieb theksoi se mirëpret të gjitha aktivitetet që çojnë në afrimin e pozicioneve të Beogradit dhe Prishtinës, "dhe me vetë këtë edhe përmirësimin e kushteve të jetesës së njerëzve në vend".

"Takimi në Uashington është një shprehje e gatishmërisë së të dy palëve për normalizimin e marrëdhënieve, gjë që u konfirmua nga takimi në Bruksel që pasoi Uashingtonin. Para kësaj, presidenti i (Serbisë) Aleksandar Vuçiq dhe kryeministri (i Kosovës Avdullah) Hoti me të drejtë theksuan se dialogu me ndërmjetësimin e BE-së është përparësia e tyre. Unë sinqerisht shpresoj që bisedimet në Bruksel të përfundojnë sa më shpejt të jetë e mundur," tha Shcieb.

Ai theksoi se përshëndet atë që është arritur në Uashington, por që disa elemente të asaj marrëveshje kanë potencialin për t'i distancuar të dy vendet nga rruga e tyre drejt Bashkimit Evropian.

"Zhvendosja e Ambasadës në Jeruzalem nuk është në përputhje me politikën e jashtme të BE-së. Fakti është se marrëveshjet e reja nuk duhet të bien ndesh me rezultatet ose detyrimet e arritura tashmë nga korniza negociuese me BE-në", theksoi ai.

Shcieb tha se shpreson që kancelarja gjermane Angela Merkel të vizitojë Serbinë në një të ardhme të afërt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat