FIT-i “i patrembur” në aksionin e Karaçevës, shumë afër ishin edhe xhandarmëria serbe!

Lajme

FIT-i “i patrembur” në aksionin e Karaçevës, shumë afër ishin edhe xhandarmëria serbe!

Më: 19 shtator 2020 Në ora: 20:34
Policia e Kosovës

Njësia Speciale e Kosovës ka zhvilluar aksion të madh në zonën kufitare të Karaçevës, mbrëmjen e kaluar.

Kjo, pasi në të kaluarën është raportuar për një sërë aktivitetesh të jashtëligjshme, duke ushtruar trafikim me qenie njerëzore, prostitucion, kontrabandë, organizim i lojërave të fatit dhe keqpërdorim i detyrës zyrtare.

Dhjetëra persona të kapur nga policia që dyshohet se janë pjesë e veprimtarive të jashtëligjshme në Karaçevë, të cilët edhe janë arrestuar.

Në mesin e dhjetëra personave janë arrestuar edhe 12 zyrtarë të Policisë së Kosovës, që kryesisht shërbenin në zonën e Anamoravës, me dyshimin se keqpërdorën detyrën zyrtare.

E afër aksionit që e zhvilloi Njësia Speciale e Kosovës FIT, ishin edhe xhandarmëria serbe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat