Stano: Nuk ka afate por as zhargitje e të dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës

Lajme

Stano: Nuk ka afate por as zhargitje e të dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës

Nga: F.B Më: 18 shtator 2020 Në ora: 17:27
Stano

Bashkimi Evropian nuk ka vendos data për finalizimin e marrëveshjes mes Beogradit edhe Prishtinës por nuk është as e interesuar për zhargitje në pafundësi të këtij procesi ka thënë zëdhënësi i BE-së Stano, shkruan Tanjug, transmeton “Bota Sot”.

Në interesimin për metodologjinë që pritet të aplikohet në marrëveshjet e arritura në raport me marrëveshjen finale, Stano tha se më e rëndësishme është që dialogu të shkojë drejtë fundit të suksesshëm.

“Në proces jemi që duhet të shkoj ‘hap pas hapi’ dhe pa shpjegim të procedurave dhe detajeve se çka shkon së pari, cka pastaj. Me rëndësi është të shkohet drejt fundit të suksesshëm e ajo është marrëveshja gjithëpërfshirëse”, tha Stano.

Ai nuk ka komentuar deklaratat e Prishtinës se “nuk do ketë marrëveshje të veçanta” përderisa nuk bëhet njohja e Kosovës nga Serbia.

Në lidhje me krijimin e Asociacionit vetëm pas arritjes së marrëveshjes finale, Stano tha se “është obligim ndërkombëtar i Prishtinës” që pret realizim nga 2013..

Stano tha se Brukseli nuk komenton apo “interpreton deklaratat e zyrtarëve nga Prishtina” se çka kanë thënë e nuk kanë thënë” presidenti francez MAkron apo kancelaria Merkel.

BE është këtu për lehtësimin e dialogut mes palëve, nuk vendos afate apo zgjidhje.

“Interesi i BE-së është ndihma ndaj dy palëve për arritjen e marrëveshjes së përbashkët si zgjidhje obliguese për normalizim dhe koha e nevojshme është në duar të palëve”, tha Stano.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat