Ekskluzive: “Bota sot” sjellë pamje brenda mureve të QKUK-së ku po trajtohen pacientët me COVID-19, rrëfehet njëra prej tyre

Lajme

Ekskluzive: “Bota sot” sjellë pamje brenda mureve të QKUK-së ku po trajtohen pacientët me COVID-19, rrëfehet njëra prej tyre

Erjona Retkoceri   Nga Erjona Retkoceri Më 2 gusht 2020 Në ora: 17:13
Pamje brenda mureve të QKUK-së ku po trajtohen pacientët me COVID-19

Dhomat e Klinikës Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, tanimë janë mbushur me pacientë që janë prekur nga COVID-19. Shumë prej tyre shpresojnë që të kthehen prapë në shtëpi e të mos qëndrojnë gjatë aty, por fatkeqësisht, jo të gjithë e kanë atë fat, shkruan gazeta “Bota sot”.

Ndërsa shumica e të shtrirëve në QKUK, nuk mund të rrinë larg aparatit që i furnizon ata me oksigjen, për t’iu ndihmuar në frymëmarrje.

Fatkeqësisht, vetëm në katër ditët e fundit, kemi mbi 50 të vdekur nga koronavirusi në Kosovë, ndërsa rastet e reja pozitive me COVID-19 çdo ditë janë të larta.

Gazeta “Bota sot” ju sjellë pamje ekskluzive brenda mureve ku po trajtohen pacientët me COVID-19, e problemi i vetëm nuk është vetëm virusi, por edhe shtretërit, për të cilët thonë se ka mungesa.

Pacientët janë të detyruar që t’i ndërrojnë spitalet, duke u zhvendosur nga polumlogjia në dermatologji e anasjelltas.

Të hospitalizuarit kanë nevojë për asistim gjatë tërë kohës, por infermierët nuk janë gjendur afër pacienteve për nevojat e tyre.

Gjatë një bisede me një të infektuare me COVID-19, e cila është e shtrirë në spitalin e dermatologjisë, ka treguar për “Bota sot” për sfidat e saj me COVID-19 dhe qëndrimin e saj në QKUK.

E infektuara H.V, ka treguar se simptomat e para të saj ishin, ethe, temperaturë si dhe probleme me shije, e gjithashtu ka treguar se kishte pasur probleme me frymëmarrje dhe kollitje e shpeshtë, ku është dashur të intervenoj me barna, infuzione, e ku gjendja e saj është përkeqësuar dhe është dashur të shtrihej në spital me urdhër të mjekëve.

Image

Gjatë sfidës së saj me COVID-19, ka thënë se në fillim ka qenë ne spitalin e Polmulogjisë, ku edhe është maltretuar duke pritur mjekët me orë të tëra në korridoret e Polmulogjisë duke thënë se dhoma po ju bëhet gati po duhet të presësh dhe disa orë, dhe më pas e kanë larguar duke thënë se s’ka vend.

Më pas ka treguar se e kanë vendosur në repartin e Dermatologjisë, ku ka qenë vetëm një shtrat i lirë, e interesi i mjekëve dhe infermierëve ka qenë i paktë.

“Më kanë vendosur në repartin e Dermatologjisë, ku ka qenë vetëm një shtrat i lirë, e interesi i mjekëve dhe infermierëve ka qenë i paktë, ku pas një kohë të gjatë kanë intervenuar për mjekim, ndërsa gjatë ditëve në vijim kishte pakujdesi dhe papërgjegjësi nga infermieret sepse ishin disi frikacake në dhënien e infuzioneve sikur të ishin pa përvojë pune apo praktikante. Më kishin shpuar në disa vende në trup deri e gjenin një vend për infusion, dhe në fund nuk ishin të lira asnjëherë për t’u kujdesur tutje, ka thënë e infektuera H.V për “Bota sot”.

Image

Ajo tutje ka treguar se vajzat e saj e kanë marrë këtë përgjegjësi në heqjen e infuzioneve, dhe pse nuk kishin përvojë punë më parë me mjekësi.

Në pamjet e nxjerrura nga dhomat e spitalit shihen se të infektuarat gjenden në një dhomë të vogël dhe pa mjete mbrojtëse ku edhe familjarët e tyre janë në kujdesin e tyre, si dhe në korridorin e spitalit shihen qese të zeza të lëna në rrugë me mbeturina./Botasot

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat