Qytetari kërcënon publikisht: Ne muslimanët mund t’iu marrim në qafë krejt juve qafirave

Lajme

Qytetari kërcënon publikisht: Ne muslimanët mund t’iu marrim në qafë krejt juve qafirave

Më: 31 korrik 2020 Në ora: 21:06
Jakubi Jakub

Qeveria e Kosovës në bashkëpunim me Bashkësinë Islame të Kosovës kanë vendosur që xhamitë të qëndrojnë të mbyllura për festën e Kurban Bajramit.

Kjo ka ndodhur në funksion të parandalimit dhe luftimit të virusit Korona.

E kjo si duket e ka irrituar dikënd. Një video është publikuar në Facebook sot nga një përdorues me emrin Jakubi Jakub.

Ai në këtë video thotë se qendrat tregtare janë përplot njerëz por xhamitë po qëndrojnë të mbyllura.

Ndër të tjera, ai ka kërcënuar se mund t’i marrin në qafë të gjithë “qafirat” që ndaluan që namazi i bajramit të falet nëpër xhami.

“Ju kishim lutë mos i nënqmoni, mos i provokoni muslimanët sepse janë të vetmit që mund ta japin jetën për Allah dhe t’iu marrin në qafë juve, krejtve qafirave”, shprehet Jakubi Jakub.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat