Lista Serbe: Vazhdimi i dialogut, fillim i presionit nga shërbimet e huaja

Lajme

Lista Serbe: Vazhdimi i dialogut, fillim i presionit nga shërbimet e huaja

Më: 15 korrik 2020 Në ora: 14:07
Lista Serbe

Lista Serbe ka vlerësuar sot se vazhdimi i dialogut midis Prishtinës dhe Beogradit shënoi siç thonë ata “fillimin e presionit të paparë nga shërbimet e huaja mbi Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq”.

Presionet, siç thuhet, mund të shihen në një grumbull gënjeshtrash që lëshohen në mënyrë sinkronike për publikun nga “bursistët e Dragan Gjilasit dhe të disa qendrave të huaja të pushtetit”, raporton Tanjug, transmeton Klan Kosova.

Dialogu Kosovë-Serbi i lehtësuar nga Bashkimi Evropian ka rifilluar më 12 korrik në Bruksel përmes një video-konference.

Ky ishte takimi i parë i nivelit të lartë, pas ndërprerjes së dialogut mes dyja vendeve në vitin 2018.

Ndërsa, takimi i drejtpërdrejt i nivelit të lartë në Bruksel do mbahet të enjten më 16 korrik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat