Vuçiqi përsërit vjershën e tij në Video-samitin e Parisit

Lajme

Vuçiqi përsërit vjershën e tij në Video-samitin e Parisit

Më: 10 korrik 2020 Në ora: 18:43
Aleksandar Vuçiq

Ruajtja e integritetit territorial të Kosovës, njohja reciproke, anëtarësimi në OKB…, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiqi i cilësoi të pakuptimta. Ai shprehet: Gjithnjë jam i lumtur kur Kroatët gëzohen dhe besojnë në fatkeqësinë serbe. Vuçiqi iu qet pluhur syve gazetarëve kur e zë në gojë Asociacionin e komunave serbe.

Vuçiqi nga Parisi: Videosamiti ishte i vështirë. Jemi të gatshëm në bisedime, mirëpo nuk pranojmë ultimatumin, ky është titulli i shkrimit në median serbe.

Pala shqiptare doli me kërkesat të cilat me kujdes i kemi shënuar. Kërkojnë ruajtjen e integritetit territorial të Kosovës, Kushtetutës së Kosovës, njohjen reciproke, anëtarësimin në OKB, që vendet tjera të BE-së ta njohin Kosovën, e pastaj të merremi me të pagjeturit dhe çështjen e dëmit.

Nëse ky është thelbi, kjo është e pakuptimtë, iu tha gazetarëve presidenti serb Aleksandër Vuçiqi.

Në pyetjet e gazetarëve, Vuçiq tha se Franca e Gjermania janë korrekte, mirëpo duhet të kihet parasysh se ato kanë pranuar pavarësinë e Kosovës (të cilës i jep prapashtesën “Metohi”).

I pyetur se SHBA i ka përzier gishtërinjtë, Vuçiq thotë se nuk dëshiron të përzihet në marrëdhëniet SHBA – BE.

Kanë thënë se Asociacioni i komunave serbe (“ZSO”) nuk është në përputhje me kushtetutën e tyre, mirëpo e kanë nënshkruar më 2013.

Vuçiqi nuk e përmend faktin se për Asociacionin ishte paraparë klauzola – që ky dokument të jetë në përputhje me Kushtetutën e

Kosovës – e që kështu doli të jetë.

Klauzolën nuk e zë në gojë Vuçiqi.

I pyetur për raportimet e mediave të Zagrebit, Vuçiqi shprehet:

Gjithjnë jam i lumtur kur Kroatët gëzohen dhe besojnë në fatkeqësinë serbe.

P.S. Merkel dhe flamuri i Kosovës. Siklet për Vuçiqin në Paris… !

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat