Edhe 36 raste të reja me coronavirus në zonat e banuara me serbë në Kosovë

Lajme

Edhe 36 raste të reja me coronavirus në zonat e banuara me serbë në Kosovë

Më: 10 korrik 2020 Në ora: 15:33
Foto Ilustrim

294 persona janë infektuar me voronavirus në zonat e banuara me serbë në Kosovë, dhe në 24 orët e fundit, janë regjistruar edhe 36 raste të reja të infeksionit.

Epidemiologu serb, Aleksandar Antonijeviq njoftoi se 50 pacientë janë duke u trajtuar në veri të Mitrovicës, nga dy pacientë janë akomoduar në qendrat klinike në Kragujevc dhe Nish dhe 121 persona janë në izolim shtëpiak.

Antonijeviq theksoi se 175 raste të reja të infeksionit me coronavirus janë regjistruar në zonat serbe në Kosovë në 3 javët e fundit.

Sipas tij, rezultatet për 35 persona nga një laborator në Beograd janë në pritje, ndërsa testet për 15 persona të tjerë kanë arritur sot.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat