Flet familja Geci pasi dy persona ua dogjën veturat

Lajme

Flet familja Geci pasi dy persona ua dogjën veturat

Më: 10 korrik 2020 Në ora: 14:43
Veturat e familjes Geci

Familja e Sabit Geci kanë treguar se si i gjetën të djegura dy veturat e saj, pasi dy persona të panjohur kanë djegur dy vetura të tyre.

Njëra veturë e tipit Audi pronë e Sabit Geci dhe një tjetër BMW e vajzës së tij janë përfshirë nga flakët sot rreth orës 4 të mëngjesit në lagjen Pejton të Prishtinës.

Ngjarja ka ndodhur brenda një kohe shumë të shkurtër, kur dy të rinj të maskuar, siç shihen në kamerat e sigurisë, i janë ofruar veturës së Gecit e kanë lyer me benzinë dhe ia kanë futur flakën në kohën kur familja Geci ishte në gjumë.

 “Rreth orës 4:20 e mëngjesit një fqinje i ka rënë ziles së shtëpisë, kemi dalë në ballkonin e shtëpisë dhe e kemi pyetur se çfarë është në pyetje, na tha se i kam telefonuar zjarrfikësit sepse është duke u djegur vetura te cilën e vozit Sabiti. Zjarrfikësit dhe policia erdhën shumë shpejt. Në shtëpi i kemi të vendosura kamerat, more t’i shikoj. Aty kemi vërejtur se vetura nuk ishte djegur vetë, por ishte djegie e qëllimshme nga dy persona. Kështu që, ne si familje presim qe ky rast te hetohet dhe sa më shpejt të zbardhet e vërteta”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat