Bogujevci iu qartet deputetëve: Kush e ka pru luftën e UÇK’së deri këtu

Lajme

Bogujevci iu qartet deputetëve: Kush e ka pru luftën e UÇK’së deri këtu

Më: 9 korrik 2020 Në ora: 18:30
Saranda Bogujevci

Deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Saranda Bogujevci në seancën e sotme duke folur për propozim-rezolutën “Për unitetin politik e qytetar në mbrojtje të vlerave të popullit të Kosovës” ka thënë se deputetët që votuan Gjykatën Speciale janë ata që e kanë sjellë në këtë gjendje UÇK-në.

Bogujevci është shprehur e indinjuar me mospajtimin e e propozueses së kësaj rezolute që të mos harmonizojnë atë.

Ajo tha se “Kush e ka pru luftën  e UÇK-së në këtë gjendje që na duhet më mbrojtë, hajdeni folni?

“Duhet me ju ardh marre! Nëse tani me të vërtetë pa asnjë prapavijë doni me qu këtë çështje përpara hajdeni të ulemi e të bëjmë harmonizimin”

“Është e pakuptim pse po ka kundërshtim në harmonizim të rezolutës. Kisha kërku një  përgjigje se ku është problemi me u ul edhe me i dhanë mendimet tona në këtë rezolutë”, ka thënë ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat