Bugajski: Të dënohen krimet serbe, përmend edhe nazistët

Lajme

Bugajski: Të dënohen krimet serbe, përmend edhe nazistët

Më: 4 korrik 2020 Në ora: 16:11
Janusz Bugajski

Analisti amerikan, Janusz Bugajski ka komentuar publikimin e inicimit të aktakuzës kundër Presidentit të Kosovë Hashim Thaçit dhe liderit të PDK-së, Kadri Veselit.

Ai ka shkruar se krimet e pretenduara të një numri të vogël guerrilësh gjatë një lufte nuk mund të barazohen me ato të shtetit serb kundër mbarë popullatës shqiptare të Kosovës.

“Konteksti dhe shifrat janë me rëndësi. Përndryshe, vrasja e SS-ve gjermanëve, e zyrtarëve nazistë dhe e bashkëpunëtorëve të tyre gjatë Luftës së Dytë Botërore do të shihej e barazvefshme me masakrimin e miliona civilëve të pafajshëm nga nazistët”, ka shkruar ai.

Sipas Bugajskit, Prishtina duhet të jetë e palëkundur se Gjykata Speciale nuk po heton UÇK-në si një lëvizje çlirimtare, por individë që janë akuzuar për krime specifike lufte.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat