Ljajiç përsëri tërheq vërejtjen për humbjen prej 1 milioni në ditë pas masave të fundit të Prishtinës

Lajme

Ljajiç përsëri tërheq vërejtjen për humbjen prej 1 milioni në ditë pas masave të fundit të Prishtinës

Nga: F.B Më: 3 qershor 2020 Në ora: 10:48
Rasim Ljajiç

Ministri i Tregtisë dhe Turizmit në qeverinë e Serbisë Rasim Ljajiç ka deklaruar se “masat e reciprocitetit “ plotësisht kanë bllokuar tregtinë dhe eksportin e mallrave serbe, hapat e fundit të qeverisë në prishtinë paraqesin vendim të pashembullt që do shkaktojë shumë dëme, shkruan “Kurir” transmeton “Bota sot”.

Dëmet sipas tij do të jenë të shumëfishta dhe prekin si ndërmarrjet serbe po ashtu edhe tregtarët në Kosovë dhe humbjet ditore ndaj bllokadës së fundit arrijnë në një milion euro në ditë.

Ljajiç shtoi se kjo do të shkaktoj dëme shtesë, sepse rreth 60 për qind e gjithë mallrave që janë lëndë e parë importohet nga Serbia dhe çmimin për gjithë këtë e paguajnë konsumatorët në Kosovë, ka thënë ai.

Ministri Ljajiç ka njoftuar se sot mbi 20 kamionë janë në pritje për hyrje në Merdar dhe mbi 40 janë në Rudnicë tek Jarinja.

Ai ka theksuar se humbjet tek ndërmarrjet dhe konsumatorët arrin vlerën prej 1 milion euro në ditë.

"Një pjesë e mallrave ka depërtuar në Kosovë sepse kanë pasur interes në te që ta vendosin në treg edhe shitje, ndërsa tash çdo gjë është ndaluar dhe në nivel vjetor humbjet mund të arrijnë në 500 milionë euro” tha Ljajiç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat