“Marrëveshja finale mes Prishtinës edhe Beogradit në muajt e ardhëm, jo në vitet e ardhshme”

Lajme

“Marrëveshja finale mes Prishtinës edhe Beogradit në muajt e ardhëm, jo në vitet e ardhshme”

Nga: F.B Më: 3 qershor 2020 Në ora: 09:16
Ilustrim

I dërguari special i BE-së për dialogun mes Prishtinës edhe Beogradit Miroslav Lajçak synon që të organizoj takim në kuadër të dialogut me të formuar të qeverisë së re në Prishtinë dhe sapo të hapen kufijtë për udhëtime, shkruan “B92” transmeton “Bota Sot.

Këtë e ka thënë ai në takimin me ambasadorët e vendeve të BE-së në Këshillin për politikë edhe siguri njoftuan burime diplomatike nga Brukseli dhe ai shpreson s kjo mund të ndodhë brenda qershorit.

Këto burime shtuan se Lajçak ka vlerësuar se normalizimi i raporteve duhet të arrihet në muajt e ardhshëm e jo ne vite.

Në takim ai ka bartur edhe qëndrimin serb për “vazhdimin sa më parë të dialogut” duke njoftuar se ende nuk ka kontaktuar Thaçin as të dërguarin amerikan Grenell.

Lajçak ka nënvizuar se në ditët në vijim do intensifikoj kontaktet me përfaqësuesit e dy palëve me qëllim organizimin e takimit.

Kjo mund të arrihet sipas tij me hapjen fizike të kufijve dhe mund të bëhet në Bruksel dhe mund të ndodhë edhe para zgjedhjeve serbe të 21 qershorit.

BE dhe Belgjika kanë njoftuar se kufijtë do të mund të hapen për udhëtime me 15 qershor, në takime lajçak ka përmendur edhe shkëmbimin e territoreve që është kundërshtuar nga Gjermania, por që u mbështet nga disa vende.

Franca që nuk ka kundërshtuar në mënyrë eksplicite shkëmbimin e territoreve ka shprehur gatishmërinë e Makron për ndihmë në vazhdimin e dialogut.

Të gjitha vendet anëtare janë pajtuar se zgjidhja duhet të jetë në kuadër të drejtës ndërkombëtare dhe stabilitetit në regjion.

Ato kanë mbështetur bashkëpunimin me ShBA, por kanë potencuar se BE është ndërmjetësuesi kryesor.

Në takim është theksuar se rezultati përfundimtar i dialogut është kusht i domosdoshëm për përparim në rrugën evropiane për te dy palët.

Dialogu mes Beogradit e Prishtinës dhe ardhmëria e Ballkanit janë tema të panelit të diskutimeve që do zhvillohet sot në Bruksel , ndërsa i dërguari special Lajçak më herët publikoi në Tviter se ka mbështetjen e 27 vendeve evropiane për vazhdimin e dialogut mes Prishtinës edhe Beogradit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat