Daçiq e Godfri të zhgënjer me masat e Prishtinës

Lajme

Daçiq e Godfri të zhgënjer me masat e Prishtinës

Nga: F.B Më: 1 qershor 2020 Në ora: 17:49
Ivica Daçiq dhe Entoni Godfri

Ministri i jashtëm serb Ivica Daçiq dhe ambasadori amerikan Entoni Godfri kanë shprehur zhgënjimin me hapat e fundit të Prishtinës ne lidhje me mallrat e importuar nga Serbia ka kumtuar ministria e jashtme, shkruan “B92”n transmeton “Bota Sot”.

Daçiq theksoi se “masat e tilla janë të dëmshme edhe shkelin të gjitha marrëveshjet e deritashme dhe vështirësojnë vazhdimin e mundshëm të dialogut”, duke përkujtuar se ambasadori Grenell ka “ftuar Prishtinën që të heq taksat edhe masat e reciprocitetit”.

Ambasadori Godfri ka thënë se “ndan zhgënjimin në lidhje me këtë hap të Prishtinës dhe shprehu shpresën se ato do të hiqen së shpejti dhe do të vazhdoj dialogu” thuhet në kumtesë.

Qeveria e Kosovës me 30 maj ka vendosur masa tregtare shtesë ndaj Serbisë, duke ndaluar përdorimin e dokumenteve për produkte industriale e bujqësore që shfrytëzojnë “ emërtimin që është në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës, pa emërtimin e shtetit që nuk përmend destinimin për Republikën e Kosovës dhe që ka ndonjë element që konteston pavarësinë dhe sovranitetin e Republikës së Kosovës”.

Godfri theksoi se Serbia dhe Mali i Zi me dialog duhet të arrijnë te zgjidhja e çështjeve përfshirë këtu edhe hapjen e kufirit.

Lidhur me zgjedhjet ai shtoi se „ është me rëndësi që të gjithë faktorët politik të marrin pjesë në zgjedhje, që do kontribuonte që parlamenti të jetë vendi ku do dëgjohen të gjithë zërat politik”.

Godfri dhe Daçiq shprehën “ gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit në fushat me interes të përbashkët”,  ndërsa ambasadori amerikan lidhur me angazhimin në luftimin e pandemisë falënderoi qeverinë për punën e kryer” transmeton “Beta”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat