Gjuriq: Kosova po egërsohet

Lajme

Gjuriq: Kosova po egërsohet

Nga: F. B. Më: 1 qershor 2020 Në ora: 10:10
Marko Gjuriq

I ashtuquajturi drejtor i zyrës për Kosovë, Marko Gjuriq ka vazhduar komentimin lidhur me masat e qeverisë së Kosovës duke vlerësuar se në Kosovë mbretëron paligjshmëri kolosale, shkruan “B92” transmeton “Bota sot”.

Ai shtoi se vendimi i Prishtinës për ndalimin e futjes së mallrave nëse në to nuk shkruan “Republika e Kosovës”, pas këtij vendimi është situata paligjshmërie për çka kemi kërkuar veprime urgjente nga bashkësia ndërkombëtare”.

Këto vendim dëmtojnë edhe serbët edhe shqiptarët por nuk mendon se do të zgjasin shumë tha ai.

"Kjo nuk mundet të zgjas, do bien shpejtë, sikur që kemi reaguar edhe në kohën e tarifës 100 për qind edhe tash do reagojmë dhe mundësojmë furnizim të rregullt dhe normal”, tha Gjuriq.

Ne shtoi ai, kemi kërkuar nga BE që të reagojë në vendimet e fundit të qeverisës së Prishtinës.

"Pasi ata ishin të butë ndaj Prishtinës, Prishtina ka vazhduar të egërsohet. Nuk dua të hyj në çështjet nëse këtë Kurti e bënë për shkak te gjerave të brendshme, por një dhunë e tillë nuk mund të tolerohet ", porositi Gjuriq.

Sipas fjalëve të tij Graçanica e Deçani janë interes i serbëve në Beograd sepse sa më e fortë të jetë Serbia, do të jenë edhe serbët në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat