Gazeta zvicerane: Kjo ndodh vetëm në Kosovë, bëhet qeveria pa zgjedhje?!

Lajme

Gazeta zvicerane: Kjo ndodh vetëm në Kosovë, bëhet qeveria pa zgjedhje?!

Nga: N.M Më: 29 maj 2020 Në ora: 15:09
Hashim Thaçi

Gjenevë, 29 maj -Gjykata Kushtetuese e Kosovës të enjten konfirmoi një dekret presidencial që pritet të rritë tensionet në vend. Derisa mediat serbe i gezohen lajmit te kushtetueses, mediat zvicerane mjaft kritike.

BALLKANI KOSOVE: QEVERISJE E RE PA ZGJEDHJE (BALKANS KOSOVO: NOUVEAU GOUVERNEMENT SANS ÉLECTIONS), është ky titulli i gazetës së njohur zvcerane "Le Matin" sikur edhe gazetat tjera simotra në këtë vend.

Mediat perendimore permendin dr.Vjosa Osmani e cila kishte disa here vota me shume se se Hoti, "kryeministri" i Isa Mustafes dhe Hashim Thacit. Shtypi zvicerane shkruan, se kjo ndodhe vetëm ne Kosovë: Behet qeveri pa zgjedhje?!

Image

Po ashtu shkruajne se VV e Albin Kurtit dhe qytetaret  e Kosoves te zhgenjyer me vendimin e kushetueses e cila njihet si nje zëdhense e Hashim Thacit, mobilizohen për protesta masovike deri ne rrezimin e qeverise ilegale dhe te kriminalizuar me emrin PAN per te mbrojtur voten e popillit dhe ruajtjen e territoreve te Kosovës e cila qeveri do te rrezikoj integritetin dhe sovranitetin e  Kosoves me marreveshjn  e arrshme (nese ndodhe) me presidentin serb Aleksander Vucic!, shkruan gazeta "Bota Sot nga Zvicra.

Sipas gazetes zvicerane "Le Matins" dhe "Tribune de Geneve" Gjykata Kushtetuese e Kosovës shkatërroi të enjten shpresat e hershme legjislative të Kryeministrit Albin Kurti, duke konfirmuar një dekret nga armiku i tij i betuar, presidenti Hashim Thaçi, për formimin e një qeverie të re të koalicionit."

"Vendimi i gjykatës pritet të rritë tensionet në Kosovë, e cila është kapur në një krizë politike që nga rënia e qeverisë e udhëhequr nga partia e majtë nacionaliste e Albin Kurtit, Vetëvendosje (VV), e cila mori drejtimin në zgjedhjet legjislative të tetorit, në mars." ka shrkuzar agejcnia presigjioze e Fracnes -AFP

Sipas "20Minutes" Albin Kurti kërkoi organizimin e zgjedhjeve të reja, por Presidenti Thaçi caktoi me dekret një përfaqësues të partisë që doli i dyti në zgjedhjet legjislative, LDK-ja e djathtë e qendrës, për të formuar një qeveri të re, pa kaluar në kutinë e votimit."

Gjykata më e lartë e Kosovës, qe e kundereshtoi nga Albin Kurtit, tha që dekreti presidencial ishte "në përputhje" me Kushtetutën gje kjo e cila sipas analisteve kombetar dhe nderkombëtar, ishte pritur meqe pjesa dermues e gjykatesve ishin ne duar te Hashim Thaçit.

Image

Qyetetare dhe anetare te partise (VV) se Kryeministrit në largim ka thirrur tashmë për një demonstrate masovike në 5 qershor për të kundewrshtuar kundër këtij veprimi. Mijëra mbështetës të VV-së ishin mbledhur tashmë gjatë ditës për një "provë" që synonte t'u lejonte pjesëmarrësve të praktikonin respektimin e masave distancuese sociale në fuqi si rezultat i pandemisë koronavirus, kane sjhrkuar agerzat zvcerane, transmeton gazeta "Bota sot" nga Zvicra

Per fund, sipas mediave, Partia e kryeministri aktual Albin Kurti (Vetevendosje) e cila ishte fituese e zgjedhjeve ka paralajmeruar protesta masovike per mbrojje e votave te qyetarve dhe kunder ri-kthimit te partive te vjetra siq njihen si parti te kriminalizuara.

Kurse, partia e LDK-së se Isa Mustafes u be e dyta per fale votava te dr.Vjosa Osmanit e cila ne fillim ishte mandatare per kryeministre, qe kishte vota disa here me shume (162.209) se kandidati aktual per kryeminister Hoti (me vetem  26.155) e cila pas zgjedhjeve u injorua nga keleget e saj, sidomos shefi i  kesaj partie Isa Mustafa (nje komunist ish-jugosllav) mandatoi ne ket post nje nxenes te tij Avdullah Hotin qe njihet po ashtu nje "kukull" e Isa Mustafes dhe Hashim Thacit.

Kryeparlamentarja Vjosa Osmani në gazetat zvicerane: Të jesh e re dhe një grua në politikë është një krim i dyfishtë në Kosovë!
 E perditshmja tjeter prestigjioze e Zvicres “Tribune de Geneve” sikur edhe gazetat tjera ne kete vend i kane dhene nje hapsire te konsiderueshme nuses nga Presheva, sot kryeparlamentare se re te Republikes se Kosoves znj.Vjosa Osmani

Me titullin “Të jesh e re dhe një grua në politikë është një krim i dyfishtë në Kosovë!” (“«Être jeune et femme en politique, c’est un double crime au Kosovo!»”) gazeta zvicerane ka shkruar se “në moshën 37 vjeçare, deputetja Vjosa Osmani është presidente e parë e Parlamentit, në këtë shtet të lindur saktësisht dymbëdhjetë vjet më parë." ka shkruar gazeta zvicerane Tribune de Geneve" transmeton gazeta "Bota Sot" nga Zvicra.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat