Halil Matoshi “kapet” edhe me Riza Smakën

Lajme

Halil Matoshi “kapet” edhe me Riza Smakën

Nga: N.Sh Më: 29 maj 2020 Në ora: 12:55
Halil Matoshi

Halil Matoshi nga AAK-ja, i cili ishte edhe këshilltar i ish-kryeministrit Ramush Haradinaj sot i është “gjuajtur” edhe profesorit dhe juristit Riza Smaka.

Matoshi përmes një postimi në Facebook, thotë se Smaka është i padijshëm, mirëpo ka harruar se Riza Smaka ishte në një kohë në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, ku tash vet bën pjesë në këtë parti.

Matshi, duke e kritikuar Albin Kurtin dhe juristët e tij, thotë se janë thirr në terrin e mosdijes ordinere të Smakës.

“Me premtu standarde t’nalta demokratike e me u shfaqë në publik si emancipatorë e përndritës të popullit dhe me u thirrë në terrin e mosdijes ordinere të Riza Smakës, e të ngjashmëve, kjo flet për potencën e intelektuale të Albin Kurtit dhe juristëve të tij, militanta!”, shkruan Halil Matoshi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat