Spoti zgjedhor i partisë së Vuçiqit shfaq Serbinë pa Kosovën në hartë, nxit reagime në Serbi

Lajme

Spoti zgjedhor i partisë së Vuçiqit shfaq Serbinë pa Kosovën në hartë, nxit reagime në Serbi

Më: 27 maj 2020 Në ora: 14:33
Foto

Partia Përparimtare e Serbisë, në krye me presidentin serb Aleksandar Vuçiq, ka prezantuar spotin e ri zgjedhor në të cilin në hartën e Serbisë nuk figuron fare Kosova, veprim ky që ka nxitur reagime të ashpra nga partitë tjera opozitare në Serbi.

Analisti politik Boban Stojanoviq, është deklaruar lidhur me këtë spot të publikuar nga partia SNS e Vuçiqit.

“Prezantim tejet interesant grafik, për të cilin do të doja të shoh se çfarë mendojnë votuesit e tyre. Më saktësisht cili është komenti i tyre rreth asaj se çfarë mendojnë, që SNS nuk brengoset fare për fëmijët në Kosovë. Mendoj se është një gabim shumë i madh ky spot, por kush e di se çfarë porosie fshihet prapa tij. Ndoshta është një tentim përgatitje për votuesit e SNS për hapat e ardhshëm të Vuçiqit rreth Kosovës, dhe në këtë mënyrë po i testojnë votuesit e tyre”, ka shtuar analisti Stojanoviq.

Gjatë gjendjes së jashtëzakonshme Lëvizje Popullore e serbëve në Serbi, “Otadžbina” kishte deklaruar se si Vuçiq në heshtje ia ka dorëzuar Ujmanin Prishtinës zyrtare. 

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat