Këshilltari i Kurtit ‘Çka ka shpija’ serial me t’shame, t’përlame nuk është kulturë që duhet më iau përçu fëmijëve

Lajme

Këshilltari i Kurtit ‘Çka ka shpija’ serial me t’shame, t’përlame nuk është kulturë që duhet më iau përçu fëmijëve

Më: 26 maj 2020 Në ora: 21:47
Luan Dalip dhe Albin Kurti

Këshilltari i kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit, Luan Dalipi sot bëri një postim në profilin e tij zyrtar ‘Facebook‘ duke shkruar disa kritika rreth serialit ‘Çka ka shpija’.

Dalipi, shkroi se është serial pa kreativitet dhe shpeson që legjislatura e ardhshme ta transferojë këtë medium.

‘Tani seriali “Çka ka shpia” ne RTK me plot sjellje degjeneruese. Me pengon fakti qe keso seriale pa shije, pa kreativitet e mbi te gjitha pa elemente edukuese per femijet shfaqen ne televizionin tone publik, te paguar me taksat e qytetareve. Uroj qe deputetet e zgjedhur ne legjislaturen e ardhshme ta transformojne kete medium’, shkruan ai.

Menjëherë pas këtij postimi i ka reaguar, skenaristi i këtij seriali, Naser Rafuna që është edhe aktor në të njëjtën kohë në këtë serial.

Ai ka shkruar duke iu drejtuar këshilltarit të Kurtit se mos të jetë kritikues ndaj artit.  Dalipi nuk i ka kthyer ndonjë përgjigje në komentin që Rafuna ka bërë në statusin e tij.

Në një prononcim, Luan Dalipi është pyetur se si e komenton reagimin e skenaristit pasi që nuk i ka kthyer përgjigjje në ‘Facebook‘?

‘Unë nuk e komentoj komentin e tij sepse nuk  e kam kritikuar artin, bile po më duket pak si ekzagjëruar ky koment ka qenë thjesht një reagim si prind si tatim pagues i një seriali një episodi ku ka pas veprime për mendimin tim degjeneruese, meqenëse është emision familjar nuk e kom pa të arsyeshme që emisionet e tilla të shfaqen në atë kohë kur familjet mblidhen dhe  e shikojnë televizionin, një televizion publik. Ky ka qenë reagimi dmth reagimi i njerëzve ka qenë pak po më duket i ekzagjëruar. Unë ia kam dërguar një mesazh në privat dhe nuk kam pas asgjë kundër aktorëve unë e kuptoi se secili e ka rolin e vet por është dikush që e shkrun skenarin, thjesht kom problem me menyrën se si është shkruar skenari dhe mendoj se nuk është kreativ me t’shame me t’përlame, qysh i kanë ato të zakonshmet besoj që nuk është kultura që duhet më iau përçu t’rive fëmijëve’, përfundoi Dalipi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat