Bota sot shpall konkurs për agjent marketingu

Lajme

Bota sot shpall konkurs për agjent marketingu

Më: 26 maj 2020 Në ora: 12:14

Gazeta “Bota sot” shpall konkurs pune për një Agjent Marketingu

Kushtet:

– Të ketë diplomë universitare, preferohet ajo e fushës së marketingut

–Të ketë përvojë pune në marketing të medieve, së paku një vit

– Të ketë aftësi të mira komunikuese dhe vetiniciativë

Metodologjia e punës:

I punësuari do të punojë me orar të plotë ose të pacaktuar, varësisht prej marrëveshjes me punëdhënësin 

Të interesuarit që duan të aplikojnë ftohen duhet ta dërgojnë:

-CV-në bashkë me fotografi personale dhe dëshmitë për përgatitjen shkollore dhe edukative siç është, Diploma universitare dhe certifikata të trajnimeve apo kurseve individuale.

-Dëshmitë për përvojën e punës në media, përkatësisht sektorin e marketingut

- Një letër motivuese

-Një referencë nga puna e mëhershme

Ju mirëpresim që të aplikoni në adresën [email protected] deri më datën 31 maj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat