Teoria e Hetem Ramadanit, thellohet në konspiracione kur flet për koronavirusin

Lajme

Teoria e Hetem Ramadanit, thellohet në konspiracione kur flet për koronavirusin

Më: 24 maj 2020 Në ora: 12:54
Hetem Ramadani

Pandemia e Covid-19 u përdor për të kontrolluar njerëzit nga grupe të mëdha interesi, mendon me bindje, aplikuesi i mjekësisë alternative Hetem Ramadani, i cili në asnjë moment nuk është izoluar.

I intervistuar në Top Channel, Ramadani tha se ai që po i vret vërtetë njerëzit nuk është në fakt virusi. “Nuk është virusi që po na vret, por një sistem i dobët imunitar që vjen nga kequshqyerja, stili i jetës i keqpërdorur dhe i ngarkuar, duke bërë që Covid 19 të gjejë hapësirë në këto trupa”.

Sipas Ramadanit, ky virus u aktivizua për shkak të propagandës dhe fokusit që i është dhënë në media. “Në Amerikë vdesin 1500 vetë në ditë sipas CNN për shkak të kequshqyerjes dhe asnjëherë nuk u tha hajde të bëjmë një lockdown (mbyllje). Grupet e interesit që qëndrojnë pas kësaj historie të koronavirusit janë kompanitë farmaceutike dhe industritë ushqimore, flas për ato që prodhojnë junkfood. Dhe kjo propagandë detyroi njerëzit të vihen nën panik, të blejnë të gjitha rezervat e depove të këtyre kompanive farmaceutike dhe ushqimore, e si rrjedhojë këto dy biznese u pastruan dhe lulëzuan”.

Mjeku alternativ thotë më tej se: “E gjithë kjo pandemi u përdor për të kontrolluar njerëzit dhe për të kufizuar liritë dhe të drejtat e tyre. Sipastij, ky është një eksperiment se si mundet që njerëzit të manipulohen për arsyet dhe qëllimet e grupeve të interesit. Frika është instrumenti më i mirëpër të arritur qëllime të shpejta, dhe kompani farmaceutike, pushteti, etj., e kanë përdorur frikën e njeriut për të arritur qëllimet e tyre”.

Ramadani: Bill Gates po e përdor për qëllime të tjera

“Pasojat e vaksinës për Covid-19 kanë për të qenë shumë të rënda, vaksina është provë që do përdoret në trupin tonë. Një ndër arsyet e autizmit është injektimi i vaksinave, më parë kanë qenë në qarkullim shumë pak të tilla, rreth tre, tani janë mbi 11. Tani çdo gjë shoqërohet me vaksina, por pasojat e tyre nuk na i tregon njeri. Në një intervistë tjetër kam folur edhe për propagandën që është duke i bërë Bill Gates vaksinave. Ai po rrit në mënyrë eksponenciale kancerin, autizmin dhe sëmundje të tjera duke dhënë 10 miliardë USD për vaksinë të re. Bill Gates, me një qëllim të caktuar, po bën një të keqe për njerëzimin. Ai ka folur në vitin 2018 se duhet të ulim popullsinë botërore deri në 15% me anë të një vaksine që të zvogëlohet fertiliteti i grave. Pra në fund qëllimi është një lojë e madhe”.

Ramadani: Unë e kalova virusin që në shkurt

Vetë Ramadani pohoi gatë intervistës në emisionin “Hipokrati” në Tch, se e ka kaluar koronavirusin që në shkurt të këtij viti. Ai tha se në asnjë moment nuk është izoluar, as ai e as familjarët e tij.

“Unë besoj që jam infektuar, por nuk e kam ndjerë, gjatë muajit shkurt. Kisha kollë dhe vetëm kaq. Mendoj se 70-80% e shqiptarëve e kanë kaluar, edhe statistikat botërore tregojnë se shumica e kanë kaluar këtë virus pa simptoma. Unë nuk u izolova asnjë sekondë, kam pasur kontakte me njerëz të tjerë dhe nuk kam vënë asnjëherë maskë. Madje dhe vajzën nuk e kam izoluar, e kam marrë me vete në supermarket. Kam dëgjuar komente se si po e lejoj vajzën të shkojë në supermarket. Por duke e ditur se si ushqehet vajza ime dhe duke i besuar teorisë sime nuk e kam izoluar. Teoria dhe përvoja ime ishin më të fuqishme se shkalla e propagandës nga ana e qeverive për të më frikësuar”, -u shpreh mjeku alternativ që është dhe bashkëshorti i sopranos së famshme shqiptare, Inva Mula.

Sipas Ramadanit, izolimi ka për të sjellë në vijim, pasoja shumë më të rënda psikologjike se vetë virusi. Po ashtu dhe maskat u përdorën si mjet jo thjesht mbrojtës nga infeksioni.  “Maskat që na vunë ishin në mënyrë metaforike për të na mbyllur gojën, por jo për efekt mbrojtës, ka shumë studime shkencore që tregojnë se maskat ishin të pakuptimta. Edhe respiratorët i vranë njerëzit. Ato nuk u përdorën për t’i shpëtuar, respiratori krijon presion në mushkëri dhe i mbyt pacientët. Vaksinë-virus-respirator, të tre këta komponentë, krijuan në mendjen tonë frikën. Izolimi ka për të na lënë pasoja të rënda psikologjike. 70% e vdekjeve që kanë ardhur kohët e fundit kanë qenë si pasojë e izolimit në këtë periudhë. Stresi, ankthi dhe pasiguria jonë për një valë të dytë infektimi po përdoren në mënyrë dashakaqe”, përfundoi Ramadani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat