Si u infektuan nga koronavirusi dy persona që nuk u takuan kurrë mes veti?

Lajme

Si u infektuan nga koronavirusi dy persona që nuk u takuan kurrë mes veti?

Më: 10 prill 2020 Në ora: 21:10
Foto

Shpërthimit epidemik që ndodhi në fund të janarit, epidemiologët gjermanë i kanë kushtuar vëmendje të madhe.

Dhe kjo jo vetëm përmes pyetësorëve standardë të përgatitur nga OBSH, në të cilat njerëzit që janë identifikuar pozitive nga koronavirusi pyeten se ku kanë qenë dhe me kë janë takuar, shkruan Reuters.

Një hetim i mirëfilltë policor bëri të mundur përcaktimin se kush i infektoi gjithë ata njerëz. Si ndodhi infektimi midis pacientit 4 dhe pacientit 5, dy personave që me sa duket nuk ishin takuar kurrë.

Në qytetin e vogël të Stockdorf, afër Mynihut në Gjermani, një kompani automobilistike ndodhi takimi famëkeq i biznesit, ku një grua pozitive nga Kina infektoi punonjësin e parë, një djalë të ri, i cili ishte ulur pranë saj gjatë një takimi. Ishte 20 janar.

Ndërkohë, virusi qarkulloi në kompaninë Webasto duke infektuar 16 persona, dhe sot të gjithë ata janë të shëruar.

Nga atje infeksioni ishte përhapë në Bavari.

Në botim tregohet se si infeksioni kaloi nga i dyti pozitiv te i treti. Por rruga befas ndalet pas pacientit të katërt.

Çfarë kontakti ka pasur pacienti 5 me personin tjetër të infektuar?

Me marrjen në pyetje, epidemiologët gjermanë zbulojnë se pacientët 4 dhe 5 të dy kishin drekuar në kantinën e kompanisë më 22 janar. Ata hëngrën në dy tryeza ngjitur dhe në shpinë me njëri tjetrit.

Infeksioni nuk ka gjasa të ndodh në këto kushte.

Por në një moment të caktuar, i nxitur nga pyetjet, njëri prej të dyve kujton se i kishte kërkuar kolegut të tij kripë.

Me duart e tij të kontaminuara, pacienti 4 jo vetëm që i dha kripën pacientit 5, por edhe i transmetoi koronavirusin.

Rrugët e koronavirusit janë delikate dhe të paparashikueshme, por në këtë rast mjekët hetues gjermanë kanë qenë po aq të zgjuar, në mos më të zgjuar se COVID-19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat