Ora policore në veri, deri të hënën askush nuk guxon të lëvizë në qytet

Lajme

Ora policore në veri, deri të hënën askush nuk guxon të lëvizë në qytet

Nga: F. B. Më: 10 prill 2020 Në ora: 13:08
Mitrovica

Në veriun e Mitrovicës dhe në Zveçan ka nisur ora policore nga ora 12.00 që zgjat deri të hënën në ora 6.00 ku ndalohet lëvizja në qytet, shkruajnë mediet serbe, transmeton “Bota Sot”.

Këtë e ka kumtuar për “Kurir” kreu i organeve të përkohshme të Mitrovicës Aleksandar Spiriç që ka theksuar se situata në Mitrovicë dhe Zveçan është stabile dhe nën kontroll, por kjo masë e ndalimit të lëvizjes është në interesin e mbrojtjes së shëndetit të qytetarëve.

Në mjediset serbe deri më tani janë të regjistruar si pozitiv në virusin Corona 38 persona, prej të cilëve një ka vdekur ka thënë Spiriç, duke shtuar se ka shqetësim që numri i të prekurve të rritet edhe më shumë.

"Mitrovica është një qytet i vogël, nuk guxojmë të lejojmë që ajo të bëhet burim i infektimit me virus. Qytetarët duhet të kuptojnë se të gjitha masat që janë rigoroze janë ndërmarr me qëllim të mbrojtjes së shëndetit të secilit qytetar", tha ai.

Ai ka konfirmuar kontaktin dhe mbështetjen që ata marrin nga e ashtuquajtura zyra për Kosovë dhe kreu shtetëror në të gjitha mjediset serbe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat