Policia arreston 76 persona për mosrespektim të masave për qarkullim

Lajme

Policia arreston 76 persona për mosrespektim të masave për qarkullim

Më: 10 prill 2020 Në ora: 10:03
Ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar 76 persona nga qytete të ndryshme të vendit, të cilët nuk kanë respektuar masat e vendosura nga Qeveria e Kosovës, për parandalimin e përhapjes së Coronavirusit.

Sipas raportit 24-orësh të policisë, në këtë listë prin Gjakova, ku të arrestuar janë 13, në Gjilan 12, Prishtinë 11, ndërsa në Pejë janë arrestuar 10 persona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat