Ish-shefi i NATOS, Javier Solana, shërohet nga koronavirusi

Lajme

Ish-shefi i NATOS, Javier Solana, shërohet nga koronavirusi

Më: 9 prill 2020 Në ora: 23:24
Javier Solana

Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO’s, Javier Solana, i cili u infektua me koronavirus para 4 javëve, përmes një shkrimi në twitter ka njoftuar se është shëruar dhe ka lëshuar spitalin ku po trajtohej nga kjo sëmundje.

“Solana ka thënë se pas katër javëve e gjysmë, po e lëshoj spitalin”, shkruan Solana.

Ai falënderoi të gjithë miqtë që e kanë mbështetur gjatë kësaj kohe.

“Falenderoj të gjithë miqtë që më kanë mbështetur”.

Javier Solana✔@javiersolana

After 4 weeks and a half, I am leaving the Hospital!!!!
Thank you very much to all the friends who have supported me. !!!!

1,353

8:55 PM - Apr 9, 2020

Twitter Ads info and privacy

154 people are talking about this

Solana, 77 vjeç, ka shërbyer si sekretar i përgjithshëm i NATO-s nga viti 1995 deri në vitin 1999, më pas si përfaqësues i lartë i BE-së për Çështje të Jashtme nga viti 1999 deri në vitin 2009. Më herët, nga viti 1992 deri në vitin 1995, ai ishte ministër i jashtëm i Spanjës.

Ai kishte marrë pjesë në një tubim me ministren e jashtme të Spanjës, Arancha Gonzalez, të hënën e kaluar, shkruan “National Post”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat