Gazeta “Bota sot”, më e lexuara në trevat shqiptare në muajin mars me rreth 42 milionë klikime

Lajme

Gazeta “Bota sot”, më e lexuara në trevat shqiptare në muajin mars me rreth 42 milionë klikime

Nga: Bota sot Më: 7 prill 2020 Në ora: 15:13
Pesë portalet më të lexuara në Kosovë, nga të cilat prinë dukshëm Gazeta "Bota sot".

Gazeta online “Bota sot” është portali më i lexuar shqiptar gjatë muajit mars.

Kështu ka njoftuar vet gazetari i gazetës “Bota sot”, Drilon Rrahmani, i cili merret edhe me statistikat e lexueshmërisë dhe klikimeve të portalit “Bota sot”.

Ai ka shkruar se portali “Bota sot” ka tejkaluar me lexueshmëri edhe “Gazetën Express”, “Telegrafin”, “Koha”, “Indeksonline” dhe portalet e tjera të Shqipërisë.

Image
Krahasimi në mes "Bota sot" dhe "Express"

“Sipas Similarweb, që është faqja më e besuar për krahasimin e portaleve, gazeta “Bota sot” ka pasur 10.17 milionë vizita, duke lënë pas gazetën “Express” me rreth 5 milionë vizita, “Telegrafin” me 3.68 milionë vizita, “Koha”, 1.97 milionë vizita si dhe “Indeksonline” 1.87 milionë vizita”, ka shkruar Rrahmani.

Gazeta online “Bota sot” ka pasur rreth 42 milionë klikime, duke lënë pas portalet tjera në Kosovë si “Express”, “Telegrafi”, “Koha” dhe “Indeksonline”.

Image
Krahasimi në mes "Bota sot" dhe "Telegrafi"

“Në bazë të klikimeve, “Bota sot” ka pasur 41 milionë e 716 mijë klikime gjatë muajit mars, duke lënë pas “Expressin” , “Telegrafin” , “Indeksonline” dhe “Koha” , ka njoftuar tutje gazetari Drilon Rrahmani.

Image
Krahasimi në mes "Bota sot" dhe "Koha"

Sipas tij, një lexues mesatarisht ka qëndruar në portalin “Bota sot” për 6 minuta e 19 sekonda.

“Sa i përket qëndrimit të lexuesit në portal, “Telegrafi” prinë me 6 minuta e 45 sekonda, pasuar menjëherë nga “Bota sot” me 6 minuta e 19 sekonda, e pastaj nga “Express” me 6 minuta e 2 sekonda, “Indeksonline” 4 minuta e 55 sekonda dhe “Koha” me 4 minuta e 42 sekonda”, thotë Rrahmani.

Image
Krahasimi në mes "Bota sot" dhe "Indeksonline"

Të gjitha këto statistika janë nxjerrë nga “Similarweb”, të cilat mund t'i shihni edhe në fotot(screenshoot) më poshtë, të publikuar nga gazetari Drilon Rrahmani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat