OBSH: Një milion të infektuar në mesjavë

Lajme

OBSH: Një milion të infektuar në mesjavë

Më: 31 mars 2020 Në ora: 15:52
Foto Ilustrim

Me ritmin aktual të rritjes, në mes të kësaj jave pritet që rastet e coronavirusit të tejkalojnë shifrën prej një milion në nivel global, njoftoi sot Organizata Botërore e Shëndetësisë.

”Me këtë ritëm, në mes të kësaj jave pritet që rastet e coronavirusit të tejkalojnë një milion në nivel global”, tha OBSH, e cituar nga gazeta e njohur spanjolle ”El Pais”.

OBSH u referohet shifrave të fundit të publikuara dje, që tregojnë një trend të përshpejtimit.”El Pais” tha sot se numri ditor i të vdekurve nga COVID-19 në Spanjë është 849.Në total, 8 189 persona kanë humbur jetën si pasojë e coronavirusit në vend, i dyti më i prekur pas Italisë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat