Vuçiq i siguron edhe 93 milionë euro nga BE për sanimin e pasojave të Covid 19

Lajme

Vuçiq i siguron edhe 93 milionë euro nga BE për sanimin e pasojave të Covid 19

Më: 31 mars 2020 Në ora: 13:59
Komisioni Evropian

Komisioni Evropian do të ndihmojë me 93 milionë euro Serbinë për kapërcimin e krizës me pandeminë e koronavirusit.

Këtë e ka bërë të ditur Komisioneri për Zgjerim i BE-së, Oliver Varhelyi, sot përmes një postimi në Twitter.

Komisioneri Evropian ka njoftuar se gjatë një bisede telefonike me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq i ka bërë të ditur edhe ndihmën e BE-së me mbi 93 milionë euro ndihma.

“Bisedova sot me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq. BE-ja qëndron pranë partnerëve të saj në ludtën kundër koronavirusit dhe do të ndihmojë Serbinë me mbi 93 milionë euro për nevoja të menjëhershme dhe për të zbutur pasojat socio-ekonomike të pandemisë”, ka shkruar Komisioneri për Zgjerim i BE-së.

Ndihmat për Serbinë do të ndahen në dy faza, 15 milionë euro përkrahje të menjëhershme për sektorin e shëndetësisë dhe 78.4 milionë euro përkrahje për rimëkëmbjen sociale dhe ekonomike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat