Konventa Kombëtare e BE-së fton Kosovën dhe Serbinë

Lajme

Konventa Kombëtare e BE-së fton Kosovën dhe Serbinë

Nga: F. B. Më: 30 mars 2020 Në ora: 09:38
BE

Konventa Kombëtare e Bashkimit Evropian ka ftuar organet përgjegjëse të Serbisë dhe Kosovës që të vendosim bashkëpunim efikas direkt në evitimin e përhapjes së pandemisë së virusit Corona, shkruan “Blic”, transmeton “Bota Sot”.

Në kumtesën e Konventës Kombëtare thuhet se sistemi shëndetësor botëror gjithnjë e më shumë po ngarkohet nga numri i madh i personave të prekur nga pandemia dhe po dëshmohet se përhapja po tejkalon kufijtë kombëtar, etnik e fetar të prekurve, kështu që kjo mund të mundet vetëm me veprimin e përbashkët dhe bashkëpunimin e solidaritetin.

Grupi punues i Konventës së BE-së në kreun 35 fton në vendosjen e kanaleve të komunikimit mes shtabeve të krizës për evitimin e përhapjes së virusit Corona në Serbi dhe Kosovë me qëllim të shkëmbimit të informatave në planin ditor.

"Ftojmë përgjegjësit e organeve që të vendosin procedurën e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve shëndetësore dhe ekipeve të mjekëve dhe procedurat e bashkëpunimit dhe mbështetjes  së shërimit të pacientëve të prekur nga virusi Corona” thuhet në kumtesë.

Nga Konventa Kombëtare tërhiqet vërejtja se duhet posaçërisht të rregullohet regjimi i lëvizjes përmes kalimeve të integruara administrative gjatë zgjatjes së pandemisë në mënyrë që të mundësohet lëvizje e papenguar e automjeteve të ndihmës së parë dhe ekipeve mjekësore.

Si theksohet është e nevojshme të krijohet qarkullimi i mallit të përdorimit të gjerë posaçërisht i gjërave ushqimore, barnave, materialit shëndetësor dhe mjeteve për dezinfektim dhe artikujve tjerë të domosdoshëm për jetë.

"Në fund grupi punues për kreun 35 dëshiron thekson qasje të përbashkët dhe aktiv në bashkëpunimin për ndalimin e përhapjes se pandemisë së virusit Corona në Kosovë dhe Serbi që në masë të madhe do të kontribuoj në pajtimin mes dy shoqërive dhe shansin assesi nuk duhet lëshuar” thuhet në kumtesë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat