Reagon ashpër bashkëluftëtari i Zahir Pajazitit për vrasjen e Qerim Kelmendit

Lajme

Reagon ashpër bashkëluftëtari i Zahir Pajazitit për vrasjen e Qerim Kelmendit

Nga: N.Sh Më: 27 shkurt 2020 Në ora: 19:16
Qerim Kelmendi

Ish-bashkëluftëtari i komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Avni Ajeti ka reaguar për vrasjen e Qerim Kelmendit.

Ish-ushtari i UÇK-së, Kelmendi është vrarë në orët e vona të natës dhe më pas trupi i tij është djegur në veturë.

Kelmendi ishte ushtar i UÇK-së, ku në disa foto shihet se ishte prej gueriles së parë së bashku me komandantin Zahir Pajazitin dhe Ilir Konushevcin.

Ajeti në postimin e tij në Facebook, ka përmendur me rend vrasjet e kryera të ushtarëve të UÇK-së, duke përfshi këtu Zahir Pajazitin, Hakif Zejnullahun, Edmond Hoxhën, Ilir Konushevcin dhe Qerim Kelmendin.

Ai shton se kjo është turp ëpr njerëzit që kaun qeverisë me këtë vend.

Postimi i plotë:

Zahir Pajaziti, i vrarë jasht frontit të luftës me 31 janar 1997 .

Hakif Zejnullahu,po ashtu i vrarë jasht frontit me 31 janar 1997 .

Edmon Hoxha,i vrar jasht fronti 31 janar 1997 .

Ilir Konusheci, i vrarë jasht fronti me 9 Maj 1998.

Qerim Kelmendi, i vrarë pas 20 vite liri me 27 Shkurt 2020.

Ky është turpi i turpit për njerzit që kan qeveris këtë vend!.

Rinia e Kosoves nuk po ja bajnë keq që ikni nga këta njerz,që e plaqkitën këtë vend.

Luftarët e lirisë në këtë vend që s'kanë siguri,në këtë vend që se meritojmë lirin.

Po qka dini me ba ju instuticone të vendit për veq me keqeperdor e vjedhë këtë vend?.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat