Drecun: Nuk dihen emrat e të akuzuarve për krime, proceset mund të nisin sivjet

Lajme

Drecun: Nuk dihen emrat e të akuzuarve për krime, proceset mund të nisin sivjet

Nga: F.B Më: 27 shkurt 2020 Në ora: 12:03
Milovan Drecun

Kryetari i Këshillit të Kuvendit të Serbisë për Kosovë Milovan Drecun ka deklaruar se ende nuk dihen emrat e të akuzuarve nga Gjykata Speciale në Hagë për krime në Kosovë, por paditë janë gati, shkruan “Blic” transmeton “Bota Sot”.

Disa dhjetëra pjesëtar të UÇK-së janë dëgjuar në Gjykatën Speciale në Hagë dhe deri në qershor pritet të ngritën paditë e para, shkruan gazeta.

Nga prokuroria Speciale në Hagë deri më tani ftesë kanë marrë më shumë se 300 persona në lidhje me krimet e luftës të UÇK-së në Kosovë, që janë përshkruar në raportin e Këshillit të Evropës nga Dik Marti.

Drecun për RTS theksoi se vetëm kur të miratohet ngritja e padive ato do të bëhen publike dhe do të dihen emrat e atyre që do ngarkohen si të akuzuar.

“Këtë duhet ta presim për 6 muaj, nga bisedat që kam pasur me njerëz të prokurorisë mund të them se ka optimizëm se sivjet mund të nisin proceset” tha ai.

Sipas Drecun, aty ka emra të njohur si Ramush Haradinaj, Kadri Veseli dhe tjerë.

“Kadri Veseli vazhdimisht flet se nuk do të gjendet në listën e të akuzuarve, por mua më duket se ai është një nga figurat më të mëdha të U_K-së” tha Drecun.

Sipas tij me rëndësi është se paditë po ngritën, ndërsa tek më vonë do të shihet nëse do procedohen dhe kush janë të akuzuarit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat