Shpejtim Bulliqit i vdes një familjar

Lajme

Shpejtim Bulliqit i vdes një familjar

Nga: A.ZH Më: 22 shkurt 2020 Në ora: 18:25
Shpejtim Bulliqi

Kandidatit të Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Podujevës Shpejtim Bulliqi, i ka vdekur babai në moshën 76 vjeçare.

Lajmin e ka bërë të ditur vet Bulliqi në një postim në Facebook, ku ka treguar se babai i tij ka vdekur pas një sëmundjeje të shkurtër, përcjell Bota sot.

Varrimi i Nazmi Bulliqit, do të bëhet nesër në varrezat e fshatit Llugë, nga ora 15:00.

“Njoftojmë farefisin dhe miqtë se pas një sëmundje të shkurtë, ka ndërruar jetë babai im, Nazmi Avdullah Bulliqi, në moshën 76 vjeçare. Varrimi i të ndjerit bëhet nesër në varrezat e fshatit Llugë, nga ora 15:00.”, ka shkruar Bulliqi./BS

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat