Daçiq thotë se edhe Antigva dhe Barbuda do presin rezultatet e dialogut rreth njohjes së Kosovës

Lajme

Daçiq thotë se edhe Antigva dhe Barbuda do presin rezultatet e dialogut rreth njohjes së Kosovës

Nga: F.B Më: 22 shkurt 2020 Në ora: 17:48
Ivica Daçiq

Shefi i diplomacisë serbe Ivica Daçiq pozicionin e Antigva dhe Barbuda e ka krahasuar me vendimin e ngrirë të njohjes së pavarësisë së Kosovës siç kanë bërë Egjipti, Peru dhe Republika Domenikane, shkruan “Novosti” transmeton “Bota Sot”.

Ai ka thënë se pozicioni i ri i Antigva dhe Barbuda në lidhje me njohjen e Kosovës do të jetë në varësi nga rezultati i dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës.

Daçiq në takim me gazetarë së bashku me ministrin e jashtëm dhe tregtisë e emigracionit të Antigva dhe Barbuda Çet Grin që po qëndron në Beograd ka përkujtuar se vendi i tij nuk ka votuar për pranimin e Kosovës në Interpol, ndonëse disa nga qeveritë e mëhershme të Antigva dhe Barbuda kanë pranuar njohjen pavarësisë së Kosovës.

Ai pozicionin d vendit të tij e ka krahasuar me vendimin e ngrirë rreth njohjes së pavarësisë së Kosovës nga Egjipti, Peru dhe republika Domenikane.

Ministri Grin ka thënë se vendi i tij do të respektoj integritetin dhe sovranitetin e Serbisë dhe rezultatet e dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat