Polici i vrarë mbrëmë në Zhur të Prizrenit varroset sot në ora 15:00

Lajme

Polici i vrarë mbrëmë në Zhur të Prizrenit varroset sot në ora 15:00

Më: 29 janar 2020 Në ora: 11:11
Sami Thaqi

Sami Thaqi, polici që u vra mbrëmë gjatë një intervenimi policor në Zhur të Prizrenit, do të varroset sot në orën 15:00 në varrezat e fshatit Shkarashnik në Komunën e Malishevës.

Njoftimin për varrimin e tij e ka bërë Policia e Kosovës.

“Me anë të këtij njoftimi zyrtar, ju informojmë se sot me datë 29.01.2020 do të bëhet ceremonia e varrimit të zyrtarit policor, i rënë në kryerje të detyrës në aksionin e policisë në fshatin Zhur të Prizrenit”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Sami Thaqi vdiq mbrëmë në Zhur të Prizrenit, aty u plagosën edhe dy kolegë të tij si dhe një djalë i mitur.

Pas këtij rasti është arrestuar personi i dyshuar për vendosjen e eksplozivit në afërsi të shtëpisë së tij. Ndaj tij është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat