Profesori malazez Milenko Peroviç: Serbia vuajti dhembjen për Kosovën, por nuk po mundet për Malin e Zi

Lajme

Profesori malazez Milenko Peroviç: Serbia vuajti dhembjen për Kosovën, por nuk po mundet për Malin e Zi

Nga: F.B Më: 29 janar 2020 Në ora: 10:54
Milenko Peroviç

Profesori i Universitetit të Novi Sadit, dr. Milenko Peroviç në intervistë për Radion e Malit të zi ka shprehur shumë akuza në llogari të Serbis, përfshirë atë se malazezët i janë nënshtruar mos-durimit të shprehur, shkruan “Novosti”, transmeton “Bota Sot”

Serbët në MZ nuk janë të rrezikuar, por malazezët në Serbi janë – ata janë nënshtruar frikësimit dhe janë vetëm një hap larg masave represive ka thënë profesori i Universitetit të Novi Sadit Milenko Peroviç, për radio që i kanë dhënë hapësirë për akuza ndaj Serbisë dhe shfajësim të pushtetit malazez, shkruan gazeta.

“Pozita e malazezëve sot në Serbi është jashtëzakonisht e keqe dhe ata i janë nënshtruar mos-durimit dhe mos-tolerancë” tha ai që është edhe kryetar i Këshillit për persona të zhvendosur.

Peroviç shprehet se malazezët në Serbi po përjetojnë “valë urrejtje si kanë përjetuar dikur sllovenët, kroatët, shqiptarët dhe boshnjakët”.

“Kohëve të fundit posaçërisht pas përgatitjes së Ligjit për liritë fetare ky mos durim ka pësuar rritje shprehet ai, duke ilustruar këtë me deklaratën e ministrit të jashtëm Daçiq që i ka cilësuar su “kërcënime fashiste”, me çka dëshiron jo vetëm të frikësoj malazezët, por edhe duke paralajmëruar “kush e di çfarë do ju ndodhë”.

Sipas tij nuk ka dyshim se siguria e malazezve në Serbi është e rrezikuat. “Konstatimi se janë rrezikuar të drejtat e serbëve në MZ është absolutisht gënjeshtër dhe këtë e dëshmojnë shifrat” thotë Peroviç.

“Duket se malazezët erdhën në rend si objekt i urrejtjes në Serbi” thotë ai dhe shton se malazezët ishin kështu edhe në procesin e referendumit, gjë që e ka hetuar edhe në lëkurën e vetë.

Lidhur me raportet mes dy vendeve, ai tha se asnjëherë nuk kanë qenë më të këqija. Beogradi edhe pse sot se nuk përzihet në çështjet e brendshme të MZ, këtë e bënë në vazhdimësi në mënyrë “shumë naive”.

“Nga qeveria e Serbisë dhe presidenca arrijnë kumtesa të pakuptimta ku dëshmohet nevoja që Beogradi të sillet me hegjemoni ndaj Podgoricës. Klasa udhëheqëse e Serbisë beson se pavarësia e MZ është provizore dhe Beogradi e ka obligim të punoj kundër MZ dhe kjo është normale. Ata pra, përpiqen të kryejnë punë armiqësore ndaj një vendi sovran gjë që është krejtësisht e pa pranueshme”, thotë Peroviç.

Profesori Peroviç mendon se Kisha Ortodokse Serbe në MZ po sillet si “okupatore”. “Në fakt ata edhe objektivisht janë. Unë shpresoj se shteti i MZ do të ketë forcë të përballoj presionit që i është nënshtruar dhe se SPC-n do të e vendos në vendin që i takon, kjo është që ajo të jetë një nga bashkësitë fetare as më pak as më shume” nënvizon ai.

Ky profesor i Universitetit thekson se Serbia ka vuajtur dhembjen për Kosovën, por atë për Malin e Zi “nuk po mundet kurrsesi”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat