Thyhet shtëpia e Avdullah Hotit: O hajn, mbaju mirë, do të pendohesh që je gjallë!

Lajme

Thyhet shtëpia e Avdullah Hotit: O hajn, mbaju mirë, do të pendohesh që je gjallë!

Më: 29 janar 2020 Në ora: 10:21
Ilustrim

Persona ende të panjohur kanë thyer shtëpinë e avokatit nga Malisheva, Avdullah Hotit.

Hoti, në një postim në Facebook, ka reaguar ashpër ndaj të dyshuarve.  Sipas tij, ky veprim ngjan me ato të paramilitarëve serbë.

“Me hajni nuk bëhesh i pasur o hajn, mbahu mirë ti që me vodhe shtëpinë, nëse kuptoj ndonjeherë se kush je, do të pendohesh që je gjallë! Veq Serbia na ka demolu keshtu shtëpitë”, është shprehur ai.

Vlen të theksohet se Policia e Kosovës është duke e hetuar këtë rast.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat