Analiza e Këshillit të Evropës nga ekspertët e çështjeve të Ballkanit, Solana, Kushner, Bild e Atisari “halë në sy” për serbët

Lajme

Analiza e Këshillit të Evropës nga ekspertët e çështjeve të Ballkanit, Solana, Kushner, Bild e Atisari “halë në sy” për serbët

Nga: F.B Më: 29 janar 2020 Në ora: 10:12
KE

Për serbët janë të njohura figurat e Këshillit të Evropës që kanë mbështetur goditjen ndaj Kishë Ortodokse Serbe (SPC), pushteti me marrjen e objekteve të shnjta zvogëlon ndikimin e kishës, shkruan “Novosti”, transmeton “Bota Sot”.

Këshilli i Evropës për Politikë të Jashtme, ku anëtarë janë Havier Solana, Bernard  Kushner,  Marti Ahtisari, Karl Bild dhe Xhorxh Sorosh – njerëz që hapur janë deklaruar si kundërshtar të serbëve, që kanë dhënë “aminin” për goditje të presidentit të Malit të Zi, Milo Gjukanoviç në objektet e shenjta të Kishës Serbe.

Në raportin e Këshillit të Evropës “Fuqia e perspektivës – pse anëtarësimi në Be edhe më tutje është me rëndësi për Ballkanin Perëndimor”, që u botuar ditë më parë në vitin e ri ortodoks, thuhet se SPC ka ndikim të madh në Malin e Zi dhe Kosovë.

Ekspertët për Ballkan “vërejtën” se SPC ka këndvështrime nacionaliste kontroverse për të fshehur krimet serbe të luftës, të mohoj LGBT dhe të drejtat e gjinive, NATO-n e quan Rajhu i katërtë, është në lidhje të forta me Rusinë dhe është sillet me armiqësi ndaj Perëndimit. Në këtë analizë arrijnë edhe tek analiza se manastiri Ostrog është një ndër lokacionet në të cilin u përgatit aksioni kinse terrorist i vitit 2016 në Malin e Zi.

“SPC nuk është e regjistruar në Malin e Zi nuk paguan tatim dhe pushteti nuk e di numrin e shërbyesve që janë aktiv. Liria për liritë fetare nuk do të dëboj SPC nga Mali i Zi, por pushteti me marrjen e objekteve të shenjta zvogëlon ndikimin e SPC dhe realizon kontrollin që është i domosdoshëm” shkruan në dokumentin, që është në të njëjtën kohë edhe propozim i BE-së që të mbështes Podgoricën.

Përndryshe serbët t mbajnë mend Solanen si ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-së që nënshkroi urdhëresën për bombardimin e SRJ në vitin 1999, Kushnerin si dike që ka pasur njohuri për krimet ndaj serbëve, bile edhe tregtinë me organe në të ashtuquajturën shtëpi të verdhë, por atë e ka mohuar, ndërsa Ahtisarin si lobistin e hapur për shtetin e rrejshëm të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat