Vuçiq tregon a pati “takim të afërt” me Thaçin në Davos

Lajme

Vuçiq tregon a pati “takim të afërt” me Thaçin në Davos

Më: 22 janar 2020 Në ora: 07:36
Aleksandar Vuçiq dhe Hashim Thaçi

Aleksandar Vuçiq tha se nuk ka pasur “takim të afërt” me Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, në Davos, por se të dy liderët kanë morën pjesë në mbledhje jo formale. Ai tha se është biseduar për tema të ndryshme në ato takime. Këta të dy presidentë ishin takuar për herë të fundit kur ishin takuar në nëntor në Paris me ftesë të befasishme të Presidentit francez Macron.

Vuçiq kishte deklaruar të hënën se do të jetë në panelin “Dialogu Diplomatik për Ballkanin Perëndimor”, në Davos e tha se në sesionin pret shkëmbim argumentesh me Thaçin gjë që, siç tha ai, “nuk do të jenë të thjeshta dhe të lehta”, por beson se do të mund të realizohet “në tone civilizuese”.

Vuçiq tha se nuk kanë pasur të “takim të afërt” me Thaçin në Davos e shtoi se kishte tema të ndryshme në ato mbledhje. Por e përmendi se çfarë kishte thënë ai duke përsëritur qëndrimin se heqja e taksës është e rëndësisë vendimtare.

Vuçiq shtoi se sikur të mos ishte taksa prej 100 për qind e vendosur nga Kosova, në Serbi rritja e prodhimit vendor do të ishte 4.3 apo 4.4 për qind në vend të 4 apo 4.1, e kjo do të ishte më e larta në Europë.

“Për këtë arsye është e rëndësisë vendimtare që taksa të hiqet” e shtoi se nuk ka kuptim restaurimi i linjës ajrore Prishtinë-Beograd e të flitet për caktimin e linjës hekurudhore nëse nuk ekziston mundësia e qarkullimit të mallrave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat