Eksperti i Ballkanit Server: Edhe kjo është marrëveshje me presion të Amerikës

Lajme

Eksperti i Ballkanit Server: Edhe kjo është marrëveshje me presion të Amerikës

Nga: F.B Më: 21 janar 2020 Në ora: 10:01
Daniel Server

Ekspeerti dhe profesori i Universitetit “Xhon Hopkins” Daniel Server mendon se marrëveshja për vendosjen e linjës ajrore mes Prishtinës dhe Beogradit ku dobinë mët të madhe do ta kenë qytetart dhe është shpresë për vazhdimin e dialogut, shkruan “B92” transmeton “Bota Sot”.

Server për “Zërin e Amerikës” theksoi se ky është “impuls i ri” që do forcojë rrethanat politike në Kosovë dhe vlerëson se pas formimit të qeverisë Prishtina e Beogradi mund të kthehen në dialog..

"Ndërkohë që pas kësaj do ketë problem tjetër, fushata zgjedhore në Serbi, që do ngadalësoj përparimin në bisedimet mes dy palëve. Po ashtu dialogu është proces që rrjedh me ndërmjetësimin e Evropës dhe ku kohë pas kohe kyçen amerikanët, andaj nuk di nëse një inter aksion i tillë do të jap rezultate” tha ai.

Sipas tij marrëveshja për vendosjen e linjës ajrore do lehtësoj udhëtimet por mbetet të shihet si do të realizohet. "Nëse thellohemi, mund të përfundojmë se marrëveshja u arrti me ndërmjetësimin amerikan, pa evropianët me konsultim me NATO dhe nuk ka pasur asnjë pjesëmarrje t BE-së apo harmonizim veprimi mes Amerikës edhe BE-së", tha Server.

Server konsideron se ka kohë që shihet qartë mospajtimi i të dërguarit special amerikan Grenel që morri pjesë në nënshkrim me përfaqësuesit evropian të këtij procesi.

"Dhe çdo rezultat i arritur pa përzierjen e tyre do të jetë i mirë, sepse rryma evropiane përfaqëson qëndrime shumë të forta në politikën e saj ndaj Ballkanit", shprehet Server.

Server thotë se BE po humb ndikimin  në bisedimet mes dy palëve që e sheh si pasojë të ndikimit të saj në Ballkan në kuptimin e gjerë që shihet edhe përmes rolit me rëndësi të ShBA-ve në arritjen e marrëveshjes mes Greqisë dhe Maqedonisë për emrin.

Nga ana tjetër, Evropa është shumë me rëndësi në atë proces sepse nuk është e sigurt se amerikanët kanë vullnet dhe gatishmëri që vetë të udhëheqin atë.

Vullneti politik mbeti faktor kyç për arritjen e marrëveshjes gjithëpërfshirëse për normalizimin e raportit mes Beogradit e Prishtinës

Server vërteton se marrëveshja që do arrihet nga palët në vete nuk përmban asnjë tregues se Beogradi u pajtua me pavarësinë e Kosovës.

"Ai do të jetë dokument që dy vendeve iu hap rrugë për jetë më të mirë, lëvizje të lehtë e ndoshta edhe kumtimin e ndërsjellë. Por të gjitha këto janë çështje të vullnetit politike", përfundon Server.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat