Ambasadori Godfrey të enjten takohet me përfaqësuesit e shqiptarëve të Luginës

Lajme

Ambasadori Godfrey të enjten takohet me përfaqësuesit e shqiptarëve të Luginës

Më: 20 janar 2020 Në ora: 14:52
Anthony Godfrey

Ambasadori amerikan në Serbi, Anthony Godfrey, pritet të takojë përfaqësuesit e shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Anthony Godfrey, më 23 janar pritet të takohet me përfaqësuesit shqiptarë të Preshevës, Bujanocit dhe të Medvegjës, transmeton lajmi.net.

Siç bëjnë të ditura mediet serbe, ambasadori Anthony Godfrey, në kuadër të vizitës së tij në Serbinë jugore, do të zhvillojë një vizitë edhe në Vranjë e Leskoc.

Sipas njoftimit të ambasadës amerikane, Anthony Godfrey, do të takohet me kryetarët e komunave të këtyre qyteteve, përfaqësuesit e bizneseve.

Po ashtu, Anthony Godfrey, në veçanti do të takohet me përfaqësuesit e shqiptarëve të tri komunave me shumicë shqiptare, Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës për të mësuar më shumë rreth situatës politike dhe ekonomike në këto komuna me shumicë shqiptare në jug të Serbisë.

Gjithashtu ambasadori amerikan Anthony Godfrey më 23 janar pritet të takohet edhe me përfaqësuesit e Këshillit Nacional Kombëtar Shqiptar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat