13-vjeçari krijoi ueb faqen për të mësuar matematikë

Lajme

13-vjeçari krijoi ueb faqen për të mësuar matematikë

Më: 20 janar 2020 Në ora: 13:53
Milion Murtezi

Milion Murtezi, nxënës i klasës së 7-të, di çdo gjë rreth matematikës, madje ai ka vendosur që këto njohuri t’i ndajë me fëmijët e tjerë.

Para 6 muajsh nisi të realizohet ideja e Milionit, ishte një ueb faqe ku të gjithë fëmijët do të mund të ushtrojnë matematikë përmes saj, mjafton vetëm të klikohet dhe të filloni të kërkoni çdo gjë që ju nevojitet.

Tash pas 6 muajsh punë, Milioni po na njofton me ueb faqen e tij që ka nisur të funksionojë tash e 7 ditë.

Nga klasa e parë e deri tek e 9-ta mund të ushtrojnë matematikë, mjafton të klikojnë mesomatematike.com.

Ndryshe, Milioni është shumë i pasionuar edhe pas fizikës, ku realizon një eksperiment shumë të veçantë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat