Thaçi mirëpret nënshkrimin që mundëson linjën ajrore Prishtinë-Beograd

Lajme

Thaçi mirëpret nënshkrimin që mundëson linjën ajrore Prishtinë-Beograd

Më: 20 janar 2020 Në ora: 13:12
Foto ilustrim

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka mirëpritur nënshkrimin e letrës së qëllimit ndërmjet kompanisë ajrore prestigjioze gjermane “Lufthansa” dhe Autoritetit të Aviacionit Civil të Republikës së Kosovës, e cila mundëson hapjen e linjës ajrore Prishtinë-Beograd.

Presidenti Thaçi ka shkruar në Facebook se sigurisht që kjo ngjarje shënon një hap tjetër në përpjekjet tona për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë.

“Prandaj, në emër të institucioneve shtetërore dhe qytetarëve tanë, shpreh mirënjohjen e thellë për Ambasadorin e SHBA-së në Berlin, Richard Grenell, si dhe Këshilltarin për Siguri Kombëtare të Presidentit Trump, Robert O’Brien, për kontributin e tyre për këtë marrëveshje, e cila pritet të lehtësojë lëvizjen e lirë të njerëzve dhe mallrave në të ardhmen”, ka shkruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat