Sondazhi: Hyrjen në BE qytetarët e Serbisë e barazojnë me ‘humbjen’ e Kosovës

Lajme

Sondazhi: Hyrjen në BE qytetarët e Serbisë e barazojnë me ‘humbjen’ e Kosovës

Më: 20 janar 2020 Në ora: 12:18
Foto ilustrim

Vetëm 35 për qind e qytetarëve të Serbisë konsiderojnë se vendi do të duhej të jetë anëtare e Bashkimit Europian, ndërsa 38 për qind të tjerë e kundërshtojnë, thotë sondazhi i Agjencisë Faktor Plus.

Rezultatet e anketës njëherësh tregojnë se po rritet numri i atyre që nuk kanë qëndrim në lidhje me anëtarësimin e Serbisë në BE. Të tillë janë 27 për qind e të anketuarve, shkruan “Blic” i Beogradit.

Hyrjen në BE qytetarët e Serbisë, sipas anketës, e barazojnë me “humbjen” e Kosovës – 59 për qind e tyre, kurse me humbjen e sovranitetit 38 për qind, thotë drejtori i Agjencisë Faktor Plus, Vlladimir Pejiq.

Ai thotë se si problem më të madh të Serbisë, qytetarët shohin nivelin e jetesës dhe papunësinë (84 për qind), krimin e korrupsionin (68 për qind), ndërsa në vendin e tretë radhitet Kosova, të cilën e shohin si problem 30 për qind e të anketuarve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat