Thaçi e ftoi Ramën që ta heqin kufirin, Endriti bën një veprim të papritur

Lajme

Thaçi e ftoi Ramën që ta heqin kufirin, Endriti bën një veprim të papritur

Nga: N.H Më: 31 dhjetor 2019 Në ora: 19:03
Thaçi dhe Endriti

Presidenti Hashim Thaçi i ka bërë thirrje kryeministrit të Shqipërisë, Edi Ramës që qysh sot të nënshkruaj një marrëveshje ndërshtetërore për heqjen e kufirit dhe doganave Kosovë – Shqipëri.

Në konferencën e fund vitit, Thaçi ka thënë se Kosova është e gatshme që qysh sot të heq kufirin dhe doganën, duke thënë se jemi vëllezër dhe një komb.

“Konfirmoj në emër të institucioneve të Kosovës, Kosova qysh sot jo nesër, qysh sot është e gatshme të marr vendim për heqjen e kufirit dhe doganës dhe çdo barriere tjetër me Shqipërinë, qysh sot, çdo barrierë që kemi mes shteteve të Kosovës hiq nuk ka nevojë me shty nesër, do të ishte mrekulli sikur viti 2020 të fillojë me vendimin për heqjen e kufirit dhe doganës mes shtetit të Kosovës dhe Shqipërisë, për çka e ftoj mikun tim, kryeministrin Edi Rama të merr këtë vendim, unë jam gati”, thotë ai.

E këtë nismë të Thaçit, si duket po e përkrahë edhe djali i tij, Endriti.

Ai madje në rrjetin e tij social në “Instagram”, ka shpërndarë lajmin dhe ftesën e bërë nga babai i tij për kreun e qeverisë shqiptare, Edi Ramën, që ta heqin kufirin ndërmjet dy shteteve.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat