Ish-agjenti i SHIK-ut: Ja kush ia shpëtoi babin Berat Buzhalës nga vrasja...

Lajme

Ish-agjenti i SHIK-ut: Ja kush ia shpëtoi babin Berat Buzhalës nga vrasja...

Nga: N.Sh Më: 13 dhjetor 2019 Në ora: 19:25
Berat Buzhala

Ish-eprori i lartë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Policisë dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari ka treguar se kush ia kishte shpëtuar babin e Berat Buzhalës pa ia vra.

Është thënë se babi i Buzhalës ishte arrestuar dhe mbajtur në burgun e Likocit, madje vet Berati ka treguar se kur ka shkuar në burg e ka takuar Gani Kocin si rojtar i burgut.

E pas këtyre debateve mes Buzhalës e Kocit, ka reaguar edhe Naim Miftari, i cili thotë se ishte dëshmori i kombit, Mujë Krasniqi ai që e kishte shpëtuar pa e vra babin e Beratit.

Përmes një shkrimi në Facebook, Miftari thekson se, po të mos ishte Krasniqi, Berati do të ishte rritur jetim, e deri tani do të kishte marrë edhe një dekoratë nga presidenti Thaçi.

Postimi i plotë:

Berat i je falënderues dëshmorit Mujë Krasniqit (Kapuqit) që nuk lejoj që babai i juaj B.B. të vritej edhe pse disa ish-bashkë partiak tuaj lopar e gomar do ju linin jetim në atë kohë, ndoshta sot do ishe djalë i një dëshmorit dhe presidenti i jonë me siguri ju kish dhanë naj dekoratë për prindin tuaj si hero edhe pse kishte urdhëruar vet ekzekutime të tilla siç veproj njëjtë në rastin e dëshmorit e mësuesit të tij H.I.!

Ndoshta për dallim nga rasti i familjes Geci dhe Imeri (me kuran e pleq)... te ju do vinte me një Bibel nën sjetulla të ju betohej për pafajësinë e tij dhe të ju mbush me intriga siç din vet me i thur mirë!

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat