Shokon Vuçiqi: Macronin e kemi mik, ai gjithmonë do të kujdeset për interesat e Serbisë

Lajme

Shokon Vuçiqi: Macronin e kemi mik, ai gjithmonë do të kujdeset për interesat e Serbisë

Më: 13 dhjetor 2019 Në ora: 14:56
Aleksandër Vuciq, Emmanuel Macron

Aleksandër Vuciq, ka takuar ministren e mbrojtjes franceze, Florans Parley në Beograd. Pas takimit me të, Vuçiq ka thënë se Serbia ka besim të madh në presidentin francez, Emmanuel Macron.

“Ne kemi besim të madh në Macronin, e konsiderojmë mik të vërtetë. Besoj se ai gjithnjë do të kujdeset për interesat francize por edhe të Serbisë poashtu. Populli serb ka besim të madh në Francën”, ka thënë Vuçiq.

Kjo është hera e parë që prej 35 vjetësh që një ministër i mbrojtjes francize qëndron për vizitë në Beograd.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat