"Nëse dorëzohet Kosova, do të mbrohemi në Nish edhe Beograd "

Lajme

"Nëse dorëzohet Kosova, do të mbrohemi në Nish edhe Beograd "

Nga: F.B Më: 13 dhjetor 2019 Në ora: 13:16
Foto ilustrim

Anëtari i kryesisë së Lëvizjes “Fshesa 2020” Milosh Koviç ka deklaruar sot se nëse Kosova “ dorëzohet”, Serbia nesër do të mbrojë vetën në Tutin, Nish dhe Beograd, shkruan “”B92” përcjell “Bota Sot”.

Koviç që është profesor i Fakultetit Filozofik në Beograd ka thënë për televizionin Hepy se situata gjeo-politike në botë po ndryshon dhe nga bota uni-polare  po shkohet drejt botës multi-polare.

" Sot kemi vetëm tre lojtar të mëdhenj në botë, Amerikën, Rusinë dhe kinën, ndërsa dy nga këto tria nuk janë kundër neve në lidhje me çështjen e Kosovës” ka thënë Koviç.

Anëtari i kryesisë së Lëvizjes “Fshesa 2020” ka shtuar se për paqen e fëmijëve tanë duhet të forcohet mbrojtja  e vendit sepse kjo është baza për paqe.

"Izraeli është i rrethuar nga armiqtë dhe për atë shkak duhet të ketë ushtrinë më të fortë. Nëse duam paqe për fëmijët tanë duhet të jemi ushtarakisht të fortë ",përfundoi Koviç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat